Kosova
Këndvështrime të ndryshme për taksën pas presionit amerikan
Zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkanin i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, kanë takuar bashkëkryesuesin e Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
Në takim ka munguar bashkëkryesuesi tjetër i Ekipit, Fatmir Limaj. Më herët gjatë ditës, zyrtarët amerikanë dhe Ekipi shtetëror kanë zhvilluar takim edhe në Zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ku ka marrë pjesë edhe Fatmir Limaj, përcjell albinfo.ch.
Ai, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se zyrtarët amerikanë edhe një herë kanë kërkuar pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut. “Shfrytëzova rastin për të thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme”, ka shkruar Limaj.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













