Lajme
Presioni i Dellit i suksesshëm, zmbrapset AKR-ja
AKR-ja, e cila më herët kishte thënë se do të dilte nga koalicioni me PDK-në, nëse Behgjet Pacolli nuk zgjidhet president, është shfaqur me tone optimiste për mosprishjen e koalicionit.
Një takim i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell me kandidatin e AKR-së për president, Behgjet Pacolli, rezultoi të jetë i suksesshëm, ngase kjo parti është zmbrapsur nga kërcënimi i dhënë paradite se do të shqyrtojë bashkëqeverisjen me PDK-në.
Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka përmendur disa nga përfundimet e dala nga takimi.
“Kryesia e AKR-së mbështet koalicionin qeverisës dhe rikonfirmimin e marrëveshjes në të gjitha pikat e saj me PDK-në. Kryesia e AKR-së rikonfirmon mbështetjen për z. Pacolli si kandidat i AKR për president të vendit. Kryesia e AKR-së, i bën thirrje opozitës për një reflektim pozitiv për interesat e vendit për të dalë nga situata e krijuar; inkurajon partitë politike për konsulta për reforma zgjedhore, veçanërisht në ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga votuesit të presidentit”, ka thënë Makolli gjatë një konferencë për shtyp.
Makolli nuk ka qartësuar se çfarë do të bëjë AKR-ja, po qe se PDK-ja nuk i mbetet besnike marrëveshjes së arritur midis dy subjekteve në fjalë.
Mësohet se ambasadori amerikan Dell gjatë ditës ka pasur dy takime me Behgjet Pacollin dhe Hashim Thacin lidhur me zgjidhjen e krizës presidenciale. Po ashtu Dell është takuar edhe me Isa Mustafën, kryetarin e partisë më të madhe opozitare – LDK-në. Mustafa ka thënë se do ta pranonte Behgjet Pacollin për president vetëm nëse paraprakisht do të siguronte me marrëveshje se deri në verën e vitit të ardhshëm vendi do të shkonte në zgjedhje të përgjithshme, përfshirë edhe ato për presidentin.
Ndryshe, në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka njoftuar se do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend. Takimet do të fillojnë të mërkurën, kur Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare.
Ndërkohë, ende nuk janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve për procesimin e një séance të jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohej presidenti. Por, dy partitë opozitare – Vetëvendosje dhe AAK-në edhe sot kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse kandidat për president është Behgjet Pacolli.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026











