Lajme
Prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it në veri
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, është vërejtur prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe, shkruan Rel.
Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës javë më parë kishte marrë dy vendime.
Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.
Ndërkaq përmes një vendimi tjetër, Qeveria mundëson regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022.
Por, pas tensionimit të situatës atje dhe takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Qeveria vendosi ta shtyjë zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator.
E-Diaspora
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër Drejtori ekzekutiv i Roche, Thomas Schinecker, ka ushtruar presion mbi kompaninë për të rritur çmimet e... -
Rreth 4,200 njerëz marrin pjesë në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë -
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten












