Bota
Princesha Haya mund të dëbohet nga Britania
Princesha Haya Bint al-Hussein, gruaja e sundimtarit të Dubait, Sheikh Mohammed Al Maktoum, është duke u fshehur në Londër dhe ka thënë se ka frikë për jetën e saj.
Ajo u arratis nga Dubai dhe me vete mori disa milionë dollarë.
Sipas mediave britanike, princesha ka kërkuar azil në Britani, por me gjasë ajo do të dëbohet. Sheikh Mohammed, 69 vjeç, e ka akuzuar atë për tradhti.
Princesha Haya, 45-vjeçare, e lindur në Jordani dhe e arsimuar në Britani, u martua me sheikun në vitin 2004, duke u bërë gruaja e tij e gjashtë, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Sheiku Mohammed thuhet se ka 23 fëmijë nga gra të ndryshme. Princesha Haya iku fillimisht këtë vit në Gjermani për të kërkuar azil. Tani thuhet se jeton në një shtëpi në Londër dhe po përgatitet për një betejë ligjore në Gjykatën e Lartë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













