Shkurt.ch
Princi saudit padit revistën “Forbes”, ia nënvlerësoi pasurinë
Një princ saudit ka paditur revistën “Forbes”, pasi në klasifikimin e personave më të pasur në botë vlerësoi pasurinë e tij “me vetëm” 20 miliardë dollarë.
Princi Alwaleed bin Talal, në bazë të këtij klasifikimi është personi i 26-të më i pasur i botës, por ai pretendon se pasuria e tij reale është 30 miliardë, duke u futur në 10-she.
Duke “nënvlerësuar” pasurinë e tij me dhjetë miliardë dollarë, princi do të kërkojë korrektimin e renditjes dhe një dëmshpërblim, me argumentin se “varfërimi fiktiv” ia ka dëmtuar imazhin.
Bin Talal, i cili zotëron fitime të mëdha nga puset e naftës në Arabinë Saudite, ka gjithashtu aksione në disa prej kompanive më të mëdha të botës, si “Apple”, “Facebook”, “Twitter” apo në koorporatën e Rupert Murdoch.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












