Lajme
Prindërit e Astritit zgjedhin një institut zviceran për të hetuar vdekjen e të birit
Avni dhe Xhemile Dehari, kanë thënë me këtë rast se instituti që kanë përzgjedhur ndodhet në pjesën franceze të Zvicrës
Në një konferencë për përbashkët me avokatin e tyre, Tomë Gashi, prindërit e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, kanë deklaruar se kanë zgjedhur një institut të specializuar zviceran për të hetuar vdekjen e të birit në burgun e Prizrenit. Avni dhe Xhemile Dehari, kanë thënë me këtë rast se instituti që kanë përzgjedhur ndodhet në pjesën franceze të Zvicrës.
Avni Dehari, babai i Astritit tha se janë bërë hetime të institucioneve të Kosovës për rastin e djalit të tij, por nuk janë pajtuar me ekspertizën e tyre, prandaj kanë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, bën të ditur rtklive..com.
Ndërsa, Xhemile Dehari, nëna e Astritit tha se janë përcaktuar për këtë institut të Zvicrës, duke qenë se kanë jetuar në këtë shtet dhe se i besojnë drejtësisë zvicerane.
Prindërit e Astritit, thanë se juridikisht do t’i besojnë çfarëdo rezultati që nxjerr ky institut, porse shpirtërisht nuk do të besojnë asnjëherë se djali i tyre është vetëvrarë.
Kurse, avokati Gashi tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i mbajë premtimet e tyre dhe t’i mbulojë shpenzimet për hetuesit e pavarur, në të njëjtën kohë edhe të gjitha procedurat ligjore siç duhet për një bashkëpunim ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










