Kosova
Maqedonci: Raketa kineze të blera nga Serbia kërcënojnë stabilitetin në Ballkan
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar se raketat balistike të reja që Serbia ka blerë nga Kina nuk kanë karakter mbrojtës, por janë të dizajnuara për sulme. Ai theksoi se këto armë përbëjnë një rrezik për të gjithë vendet e Ballkanit.
Sipas Maqedoncit, blerjet e tilla nuk janë të reja, pasi Serbia ka importuar vazhdimisht armë nga Kina, Rusia dhe vende të tjera, duke rritur kështu nivelin e militarizimit të saj.
“Në fakt, furnizimet me raketa nuk janë një fenomen i fundit. Serbia ka blerë pajisje të ndryshme nga Kina për disa vite me radhë,” deklaroi Maqedonci për televizionin me bazë në Tiranë, ‘A2 CNN’.
Ministri theksoi se raketat e fundit janë të destinuara për sulm, duke paraqitur kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu kritikoi qasjen hegjemoniste të Serbisë dhe tentativat për të dominuar rajonin në aspektin ushtarak, ekonomik dhe politik.
Ai hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se blerjet po bëhen për mbrojtje nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. “Këto blerje nuk lidhen me marrëveshjen trilaterale Kosovë-Shqipëri-Kroaci, pasi disa prej tyre janë realizuar edhe para nënshkrimit të saj,” tha Maqedonci.
Ministri paralajmëroi se kombinimi i politikave hegjemoniste me blerjen e armëve nga vende jashtë NATO-s duhet të shihet si një kërcënim serioz për krejt Ballkanin. Ai po ashtu kërkoi që NATO të marrë seriozisht këtë situatë dhe të diskutojë për militarizimin e Serbisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













