Lajme
Gjermani: Prindërit, deri në 20 javë pagesë për kujdesin ndaj fëmijëve
Qeveria gjermane planifikon të kompensojë prindërit deri në 20 javë pagë për humbjen e punës, përderisa janë kujdesur për fëmijët gjatë bllokimit të pandemisë.
Prindërit do të kenë të drejtë të aplikojnë për dhjetë javë të ashtuquajturës “pagesa të pagës sekondare, ndërsa prindërit beqarë do të jenë në gjendje të marrin pagesën për 20 javë, tha të martën ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, për Neue Osnabrücker Zeitung. “Pagesa e pagës sekondare” është një pagesë shtetërore prej 67 për qind e pagës pas taksës për prindërit që nuk kanë qenë në gjendje të punojnë, sepse ata kanë qenë në kujdesje të fëmijëve të vegjël. Pagesa ka një kufi të sipërm prej 2,016 € në muaj, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Masa është vendosur të miratohet nga kabineti qeveritar të mërkurën. Njoftimi vjen pasi Spahn, i partisë konservatore CDU të Angela Merkel, u përball me presion të madh nga partnerët e tij të qendrës së majtë të koalicionit në SPD për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet të shpëtonin nga kriza.
Ndërsa, shkollat dhe kopshtet nuk ka gjasa të hapen plotësisht njëherë, andaj pagesa shihet si masë për sigurimin e jetesës së familjeve të reja në të ardhmen e parashikueshme. “Kjo u jep njerëzve sigurinë e nevojshme në kohë të pasigurt”, tha Spahn. “Prindërit që punojnë aktualisht kanë një barrë të rëndë. Për sa kohë që kopshtet dhe shkollat nuk janë rihapur me besueshmëri për të gjithë, shumë do të kenë nevojë për mbështetjen tonë”. Ndërkohë, politikanët në partitë e opozitës thonë se mënyra më e mirë për të ndihmuar prindërit është një rihapje më e shpejtë e shkollave.
Shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor në gjithë Gjermaninë u mbyllën për shkak të pandemisë së koronës gjatë gjithë muajve mars dhe prill. Që nga fundi i prillit, shkollat kanë filluar ngadalë të rihapen, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













