Shqipëria
Prioritet i Shqipërisë, rritja e numrit të shpendëve të ujit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë ka vënë si një ndër prioritetet e vitit 2019 ruajtjën e shpendëve të ujit në 26 zona të mbrojtura, edhe pse të dhënat e vitit 2018 treguan se numri i shpendëve të ujit është rritur ndjeshëm.
“Me ndryshimin në ruajtjen e specieve të ndryshme, vendi ynë ka dëshmuar se moratoriumi i gjuetisë ka qenë një vendimmarrje e drejtë, por po ashtu dëshmon sesa shumë ne mund të bëjmë me disa veprime administrative, por më shumë pjesëmarrje të mendimit intelektual për të rritur dashurinë për natyrën dhe për ta transformuar natyrën në një burim fuqie, kënaqësie, ekonomie, por edhe një potencial të vërtetë turistik për vendin tonë. U kemi kërkuar Ministrisësë Brendshme dhe organeve ligjzbatuese të forcojnë kontrollet dhe masat represive karshi atyre që nuk zbatojnë moratoriumin”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Liqeni Artificial i Tiranës.
Ky dikaster thotë se ka shtuar buxhetin veçanërisht për zonat e mbrojtura nga pikëpamja turistike.
“Kjo do të jetë një nga politikat që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të zbatojë gjatë këtij viti dhe ne kemi vënë një sasi të konsiderueshme buxhetore për t’i transformuar zonat e mbrojtura, si pasuri turistike, si zona që duan shumë vizitorë për t’i shndërruar në një potencial të vërtetë ekonomik. Detyra jonë është që të ruajmë ekuilibrin ndërmjet zhvilimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore”, theksoi ministri Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë Shkencëtarët zviceranë kanë zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale (IA) të aftë të njohë arinjtë individualë... -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët












