Kosova
Prishet autobusi, udhëtarët mbetën me orë të tëra në autostradën afër Budapestit
Shumë udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë.
Mirëpo, sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë, në rrugëtim e sipër.
Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.
Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.
Derisa pas shumë orëve të pritjes, Naser Januzi, drejtor i kompanisë së autobusëve “Barileva Turist”, ka thënë se autobusi me udhëtarë nga Kosova që ishte prishur afër Budapestit, është zëvendësuar me automjetin tjetër të tyre.
“Vonesa ka ndodhur për shkak të pritjeve të gjata nëpër pikat kufitare si në Hungari, ashtu edhe në Merdar. Autobusi ka pasur një defekt për shkak se i ka rënë të qëndrojë ndezur në një vend mbi dhjetë orë. Ka pasë një çrregullim të elektronikës”.
“Ai është zëvendësuar pas tri orësh. Udhëtarët janë duke vazhduar rrugën drejt Gjermanisë. Autobusin e prishur e kemi rregulluar dhe tash është duke u kthyer drejt Kosovës” .
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













