Kosova
Prishtina dhe Tirana, ndryshime drastike ka sjellë koronavirusi
Disa javë më parë, agjencia amerikane e hapësirë, NASA, publikoi disa pamje satelitore që tregonin uljen e nivelit të ndotjes në Kinë si rezultat i uljes së ritmit të ekonomisë. Hartat tregonin rënie të nivelit të dioksidit të karbonit dhe e gjitha është rezultat i uljes së aktivitetit në fabrika, pasi prodhuesit kanë ndalur punën, transmeton albinfo.ch.
Tashmë që COVID-19 ka prekur Evropën dhe SHBA, efektet pozitive në uljen e ndotjes janë shtrirë dhe në shumë vende të tjera. Përjashtim nuk bën as Shqipëria e Kosova, të cilat prej disa javësh ndodhen nën masa të kufizuara të vendosura nga qeveria për të parandaluar infektimin masiv nga coronavirus të popullsisë.
Rënia e gazit të dëmshëm (dioksidit të karbonit) që kryesisht prodhohet nga industria dhe makinat, vihet re dhe me sy të lirë. Por, për të kuptuar më qartë ndryshimin, mjafton të shihni këto imazhe të fotoreporterit, Gent Shkullaku nga Light Studio Agency”, (LSA).
Nga ana tjetër, edhe Prishtina, ashtu sikurse Tirana, është në heshtje. Rrugët e zbrazëta, pa lëvizje të qytetarëve dhe të automjeteve. Koronavirusi ka ndikuar edhe në kryeqytet, ku pothuajse janë zbrazur të gjitha rrugët.
Shumica e qytetarëve po qëndrojnë në shtëpitë e tyre si masë kryesore për t’u mbrojtur kundër këtij virusi. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/alban.raci1/videos/2945195842235760/


E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














