Lajme
Prishtina me treg të luleve, ndihmohet nga qeveria zvicerane
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe DEMOS-in, me qëllim të përmirësimit të hapësirave publike
Edhe Prishtina është bërë me Tregun e Luleve. Ky treg është hapur në Sheshin “Skënderbeu”, raporton albinfo.ch.
Ky treg është i pari i këtij lloji, dhe iu ofron mundësi prodhuesve që t’i shesin lulet e tyre në një hapësirë të caktuar, në një nga sheshet kryesore të qytetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe DEMOS-in, me qëllim të përmirësimit të hapësirave publike.
“Këtu janë 6 kiosqe, për shfrytëzimin e të cilave kemi hapur konkurs ku kemi ftuar të gjitha kompanitë e luleve. Janë pranuar 11 aplikacione, dhe me rotacion do t’ia mundësojmë secilës nga këto kompani shfrytëzimin e këtyre kiosqeve”, deklaroi i pari i Prishtinës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












