Kosova
Prishtina ndalon fishekzjarret dhe mjetet e tjera piroteknike
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe këtë vit ka ndaluar përdorimin e fishekzjarreve në vendet e hapura publike, përkatësisht në sheshe, tregje dhe rrugë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një vendimi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Por, deri tani në Kosovë janë futur rreth 120 tonë mjete piroteknike.
Në Doganën e Kosovës kanë treguar se mjetet piroteknike janë ato të cilat janë importuar më së shumti sa i përket sasisë, peshës dhe çmimit.
Krahasuar me vitin e kaluar numri i produkteve piroteknike ka qenë 40 mijë kilogramë, këtë vit është rritur në 120 mijë kilogramë.
“Gjatë vitit të kaluar, më 2021, në total ka qenë importi i përgjithshëm i mjeteve piroteknike rreth 40 mijë kilogramë, ndërsa këtë vit kemi një rritje nga 40 mijë në 120 mijë kilogramë të importuara, të cilat në aspektin e vlerës kanë shënuar rritje për shkak se kilogrami i mjeteve piroteknike është importuar rreth 1 euro. Tani kemi një rritje të dukshme të çmimeve dhe për momentin kemi rreth 220 mijë euro të importuara vlerë të këtyre produkteve, e taksat e grumbulluara për këtë import të produkteve kalojnë 350 mijë euro, për shkak se secili import i mjeteve piroteknike tatohet përveç taksave të zakonshme, edhe me 2 euro akcizë për kilogram dhe kjo manifeston edhe në rritjen e saj”, thonë nga dogana.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












