Kosova
Prishtina, në pritje të bashkatdhetarëve
Duke qenë se atraksionet e saj gjenden në qendër të qytetit, eksplorimi në këmbë apo përmes trafikut urban është mënyra më e mirë për ta vizituar
Përveç vizitave familjare, bashkatdhetarët pëlqejnë të vizitojnë edhe kryeqytetin e Kosovës. Ani pse Prishtina nuk konsiderohet si një vend me potencial të lartë turistik, në të vërtetë duhet pranuar se ka një tërheqje të llojit të vet.
Për faktin se Prishtina për nga madhësia nuk mund të krahasohet me qytetet e tjera të mëdha në Evropë, ajo mund të vizitohet brenda një dite.
Prishtina zotëron një tërësi të vlerave kulturore dhe historike, me atraksione që gjenden në qendër të qytetit. Prandaj eksplorimi në këmbë apo përmes trafikut urban është mënyra më e mirë për ta vizituar.
Në këto ditë të nxehta vere, revista albinfo.ch ju sjell disa nga vendet më të bukura që mund t’i shijoni.
Bulevardi Nënë Tereza
Në fakt, qyteti i Prishtinës ka disa sheshe të emërtuara me emra të ndryshëm, por më i frekuentuari është Bulevardi Nënë Tereza, që tashmë ka marrë pamje verore. Në të dyja anët që e bulevradit, ka lokale të ndryshme ku mund të shijoni një kafe apo të drekoni me familjet tuaja.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Fare pranë sheshit të lartpërmendur gjendet Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e cila ka një arkitekturë interesante, që nuk duhet humbur. Kjo bibliotekë zgjon interesim të madh të turistëve, sepse është jo e zakonshme si nga ana e jashtme, ashtu edhe nga ajo e brendshme.
Rruga turistike që të çon në muzetë dhe xhamitë e Prishtinës
Në rrugën “Haxhi Zeka” mund të shihni ngjyrime historike, kulturore dhe fetare. Në këtë rrugë mund të vizitoni Muzeun Kombëtar, Muzeun Etnologjik dhe tri xhami të vjetra në Prishtinë.
Përveç këtyre objekteve që mund të zgjojnë kureshtjen e secilit, në këtë rrugë është edhe Sahat Kulla si dhe krejt pranë, objekti i gjimnazit më të vjetër në Prishtinë.
Katedralja e Shën Nënë Terezës
Prishtina ka edhe hapësira e objekte të tjera, për të cilat ka kërkesa të mëdha për t’u vizituar.
Në qendër të qytetit qëndron katedralja e “Shën Nënë Terezës”, e cila ka një model arkitektonik relativisht tradicional. Fare pranë saj është edhe parku më i ri i Prishtinës. Objekti i katedrales, e veçanërisht pirgu i saj, preferohet të vizitohet, pasi turistëve u duket tërheqëse pamja e qytetit nga lart.
Prishtina si e tillë, ka potenciale turistike, që edhe bashkatdhetarët mund t’i shijojnë.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme


















