Futboll
Prishtina, probleme me viza nga ambasada zvicerane
Klubi bardhekaltër po ballafaqohet me probleme para udhëtimit në Luksemburg
Probleme me vizat nuk kanë vetëm qytetarët e Kosovës, por kjo vlen edhe për sportistët.
Futbollistët e Prishtinës pasi eliminuan Europan e Gjibraltarit në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës do të ndeshen me skuadrën nga Luksemburgu, Fola. Megjithatë, ata po përballen me problemin e vizave, shkruan albinfo.ch.
“Fitorja e mbrëmshme, përveç kualifikimit historik, ka gëzuar loja e përkryer dhe rezultati i thellë. Por, ende pa u zgjuar mirë, ende pa e shijuar fitoren e mbrëmshme, klubi është dashur të aplikoj për viza në Ambasadën e Zvicrës të caktuar nga Luksemburgu. Por, Ambasada është duke shkaktuar probleme dhe skuadra rrezikon të mos jetë e kompletuar apo edhe t’i pamundësohet udhëtimi për Luksemburg”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.
Futbollistët që po kanë më shumë probleme, janë ata nga Afrika. “Është mëkat i madh, në vend që futbollistët të jenë duke e shijuar fitoren, përveç që duhet qëndruar nëpër ambasada, ata po përballen gati edhe në diskriminim, sidomos me lojtarët nga Kontinenti i Afrikës. Futbollistët që kanë udhëtuar vitin e kaluar në Suedi në ndeshjen me Norrkopingun dhe tash në Gjibraltar të pajisur me viza britanike dhe me dokumentacion të rregullt iu thuhet të presin për verifikim më të hollësishëm që merr kohë, ndërsa skuadra udhëton të hënën. Përndryshe, skuadra kishte sot seancë stërvitore nga ora 10:00, por që ishte e ç’rregullt mu për shkak aplikimit në Ambasadë”, thuhet tutje në njoftimin e klubit prishtinas.
Ndeshja me Fola Esche të Luksemburgut zhvillohet të mërkurën më 11 korrik nga ora 18:00.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












