Sport
Prishtina shpallet kampion i Ballkanit në basketboll
Klubi i Sigal Prishtinës ka fituar trofeun më të madh në historinë e basketbollit kosovar, duke u shpallur fituese e ligës ballkanike.
Klubi nga kryeqyteti ka hyrë në histori si klubi i parë kosovar që fiton titull në një garë rajonale, pasi mposhti Rilskin e Bullgarisë me rezultat 80 me 71.
Ndeshjen e parë, të luajtur të martën e kaluar në palestrën e stërmbushur me shikues në Prishtinë, e fitoi kampionia e Kosovës me dy pikë dallim, 74:72.
Tifozët e shumtë prishtinas janë duke festuar titullin e Ligës Ballkanike në qytetin bullgar, Samokov, ndërkohë edhe kryeqyteti i Kosovës është i tëri në festë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












