Lajme
Prishtinë, vetura me targa zvicerane përfshihet në një aksident të rëndë
Vetëaksidentohet në qendër të Prishtinës, këput tre drunj dhe përplaset për muri
Raportohet se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta të mërkurën pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Raporti i policisë tregonë se një veturë me targa zvicerane, e cila po vinte në anën e rrugës që sjell nga konviktet për te objekti i Parlamentit të Kosovës, në momentin kur ka arritur mbrapa Teatrit Kombëtar ka devijuar, duke dalë në anën tjetër të rrugës dhe ka vazhduar në trotuar duke këputur tre drunj. Më pas sërish është kthyer në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur në murin e objektit të restorantit Che Afrodita.
Ndërkohë që dëshmitarët që kanë rastisur në rrugë në momentin e aksidentit, i kanë thënë Gazetës Online Reporteri.net, se vetura ka ardhur me shpejtësi të madhe të përplaset fillimisht me drunjtë e më pas në muri.
Thuhet se personat që kanë qenë në veturë, sipas dëshmitarëve nuk kanë marrë lëndime të rënda, pasi kanë arritur vetë të dalin nga vetura, edhe pse automjeti është dëmtuar rëndë.
Në vendngjarje, sipas fotove që ka siguruar gazeta reporteri, shihet të kenë dalë edhe ekipet emergjente, përveç atyre të policisë.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është jashtëzakonisht e frekuentuar nga vetura dhe këmbësorë, por ka qenë koha e vonë dhe fati që në atë moment të mos ketë prezencë të automjeteve dhe njerëzve të tjerë që do të mund të pësonin nga mjeti që kishte humbur kontrollin shkaku i shpejtësisë së madhe.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











