Lajme
Priten hulumtime për të zhdukurit në veri të Kosovës
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka thënë se pritet që të hulumtohet për të zhdukurit në disa vende në veri të Kosovës dhe në Serbi.
“Ka lokacione që presim për t’u realizuar në veri të Mitrovicës, në varrezat myslimane, pastaj presim në Serbi në Rudnicë dhe Novi Pazar”, ka thënë ai për RTK-në.
“Bashkëpunimin me serbë e bëjmë, me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, por ndodhë që ata nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për të punuar”, ka shtuar ai.
Gjetaj është ndalur edhe te rasti i fundit në Gllarevë të Klinës. “Ka ndodhur rastësisht, një vendas aty duke hapur një kanal për ujësjellës, që ka hasur në eshtra. Dje është bërë zhvarrimi, identiteti nuk dihet. Dyshohet që i përket luftës së fundit. Nuk ka të bëhet me një varrezë që mund të kërkohet më shumë”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se për fat të keq në Kosovë ende nuk ka ekspertë të pavarur dhe çdo gjë është akoma në varësi të ekspertëve të EULEX.
Sipas tij ka vështirësi në punë, pasi që ekziston mundësia e përzierjes së eshtrave, ngase aty bëhet fjalë për groposje dhe jo për varrime, ku nuk ka pasur analizë për secilin asht.
Ai ka kujtuar që rreth 300 mbetje janë në morg të paidentifikuara dhe që mbetet që të punohet në këtë drejtim.
1658 persona konsiderohen të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë më 1998-99.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?













