Kosova
Kosova pritet të shënojë rritje ekonomike prej 4 % më 2020
BERZH-i pret rritje të qëndrueshme ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2019, pavarësisht mjedisit ekonomik ndërkombëtar që mund të ngadalësojë ritmin e rritjes në disa vende të rajonit.
Sa i përket të ardhmes, parashikohet që Shqipëria të ketë rritje prej 3.9% në vitin 2019 dhe 2020, paksa më e ngadaltë se përqindja prej 4.1 e vitit 2018.
Ekonomia e Bosnjë e Hercegovinës pritet të vazhdojë të rritet deri në 3.0% në vitet 2019 dhe 2020.
Rritje relativisht e fuqishme ka vazhduar në Kosovë në vitin 2018, për të katërtin vit radhazi.
Pas rritjes prej 3.7 % në vitin 2017, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në 3.9% në vitin 2018, e nxitur nga investimet dhe konsumi. Rritja në vitin 2019 dhe 2020 pritet të qëndrojë në 4.0%, me kërkesën e brendshme si shkaktari kryesor.
Ekonomia e Malit të Zi pati një rritje prej afro 5% në vitin 2018, por kjo do të ngadalësohet në 2.8% për vitin 2019 e deri në 2.6% për vitin 2020.
Maqedonia Veriore do të shohë një rritje prej 3.0% në vitin 2019, e përcjellë edhe në vitin 2020.
Rritja ekonomike në Serbi u përshpejtua për 4.3% në vitin 2018, e cila pritet të bjerë në 3.5% në vitin 2019 dhe rritje të ulët prej 3.8% në vitin 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













