Lajme
Pritje jo të gjata për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë
Sivjet, në pikën kryesore ku ka fluks më të madh të atyre që hyjnë në Kosovë, në Merdare, janë duke u kryer punime infrastrukturore. Mirëpo, bashkatdhetarët kanë deklaruar se nuk kanë pritur gjatë në këtë vendkalim
Numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është shumë i madh, por kësaj radhe nuk ka shumë pritje të gjatë. Kështu së paku thonë bashkatdhetarët.
Sivjet, në pikën kryesore ku ka fluks më të madh të atyre që hyjnë në Kosovë, në Merdare, janë duke u kryer punime infrastrukturore. Mirëpo, bashkatdhetarët kanë deklaruar se nuk kanë pritur gjatë në këtë vendkalim, raporton “Kosovapress”.
Përveç pritjeve që janë të rëndomta dhe vapës, mërgimtarët shprehen se kanë edhe një hall tjetër: problemet me valuta në shtetet që nuk e kanë euron valutë të tyre. Ndërsa, problem tjetër mbetet sigurimi i veturave, përcjell albinfo.ch.
Për hyrje dhe daljet e qytetarëve nëpër pikat kufitare të Kosovës raporton çdo ditë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pikat kufitare, si në Qafë të Morinës, Mutivodë, Bërnjak e Muçibabë kanë fluks më të vogël të mërgimtarëve që ia kanë mësy Kosovës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













