Maqedonia
Pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga samiti i BE-së
Zëvendëskryeministri i RMV-së, Nikolla Dimitrov, thekson se procesi i zgjerimit në fakt është proces i kompletimit të Evropës dhe përfundimit të projektit për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe prosperitet në kontinent.
“Me zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit, harta e Evropës nuk do të zgjerohet, do të mbetet e njëjtë, e thënë simbolikisht vetëm zona gri aktuale do të bëhet blu-verdhë. Prandaj duhet të flasim për përfundimin e bashkimit të Evropës”, ka thënë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Nikolla Dimitrov.
Duda: Polonia mbështet pa rezervë RMV
Polonia e kupton pozicionin në të cilin gjendet Maqedonia e Veriut drejt rrugëtimit evropian. Zhbllokimi i bisedimeve është i një rëndësie të veçantë për gjithë Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar presdidenti i Polonisë Andzhej Duda, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Bullgaria është ende në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk është formuar akoma, por nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat, Polonia do të ndërmarrë disa hapa, ka deklaruar presidenti polak, Andzhej Duda.
“Shpresoj se qeveria e re në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Dua të deklaroj publikisht se nëse Bullgaria vazhdon të reagojë në mënyrë jokonstruktive, d.m.th. të thotë jo, që Maqedonia e Veriut të hyjë në Evropë, unë do të do të angazhohem për përgatitjen e një udhërrëfyesi, do të thotë një dokumenti që do t’i shërbejë RMV-së për ta trajtuar më lehtë këtë çështje të anëtarësimit në BE,” ka vlerësuar presidenti polak Andzhej Duda.
Pendarovski: Të jemi të përmbajtur këtë periudhë
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, vleron se në këtë periudhë duhet të përmbahemi, të mos komentojmë deklaratat që vijnë nga Sofja derisa nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk formohet qeveria e re në Sofje.
“Derisa të konstituohet parlamenti në Bullgari, ne nuk duhet të merremi me deklarata që vijnë nga njerëz që janë ende kandidatë për ndonjërin nga funksionet kyçe në shtet,” vlerëson presidenti Stevo Pendarovski.
Naumovski: Gjithçka varet nga qeveria e re bullgare
Vasko Naumovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare, vlerëson se fituesit në zgjedhjet parlamentare në Bullgari po tregohen shumë më të matur se politikanët e tjerë bullgarë. Kjo, sipas tij, jep shpresë për një lëvizje të pozicioneve apo edhe për kapërcim të dallimeve mes dy vendeve.
“Edhe pse periudha deri në dhjetor është e shkurtër, besoj se ka gjasa për të bërë një hap para. Por, e gjitha kjo do të varet nga përbërja e Qeverisë së re bullgare. Konsideroj se gjithçka varet nga koalicioni i ri qeveritar, nëse do të ketë ose jo qëndrim të unifikuar për vendin tonë”, vlerëson Naumovski.
Ramadani: Ndërkombëtarët po dërgojnë sinjale pozitive
Analisti politik, Ismet Ramadani, vlerëson se me biseda efikase dhe ikje nga vijat e kuqe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në zgjidhjen e kontestit që vendi të marrë në 14 dhjetor datën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të kontribuojë në lëvizjen e proceseve përpara, që të mos u lihet hapësirë lojëtarëve të tretë, sikurse Rusia dhe Kina në Ballkan.
“Këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet që janë bërë në forma të ndryshme për Ballkanin se sa është ndikimi i tyre dhe kjo në një mënyrë na jep mundësinë të jemi më racionalë në bisedime dhe të shfrytëzohet 14 dhjetori”, thotë Ramadani./dw
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










