Kosova
Procedurat e blerjes së armatimit për FSK-në do t’i udhëheqë SHBA-ja
FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël
150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për KTV-në, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova.
Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.
Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime, ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.
Në njërin nga to kishte takuar edhe komandantin e ushtrisë serbe, i cili nuk i kishte folur pavarësisht që Rama e kishte përshëndetur.
FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













