Lajme
Profesionet e paguara, ku nuk kërkohet diploma
Me faktin se shumicat e personave me diploma janë pa punë apo nuk kanë ndonjë rrogë të lartë krahasuar me disa persona që nuk kanë shkollimin e duhur, na bëjnë të mendojmë se gradat universitare nuk janë edhe aq të rëndësishme sa e kemi menduar.
E rëndësishme është talenti dhe aftësia për ta zhvilluar atë apo për të kapur momentin e duhur në jetë. Ja disa nga profesionet më të paguara dhe që nuk kanë nevojë për një diplomë.
GAZETARIA: Nëse talenti juaj është të shkruani apo të raportoni një lajm saktë edhe nen presion, atëherë mund të investoni në këtë drejtim, edhe pse nuk keni një diplomë. Shpesh gazetarët e mëdhenj në botë nuk kanë mbaruar gazetarinë, por një universitet në drejtim krejt të kundërt. Ndoshta pagesat nuk janë të mira në fillim, por me rritjen në karriere do të fitoni mirë.
MARKETING: Nëse ke një aftësi krijuese dhe bindëse, atëherë marketingu mund të jetë fusha juaj. Praktikat në këtë fushë dhe seminaret e organizuar për marketingun do ju ndihmoj në shumë të ecni përpara dhe të zhvilloni talentin tuaj.
FUSHA E MODËS: Për industritë më krijuese, përvoja dhe stili personal shpesh janë favorizues. Në këtë industri, është e gjitha për ndërtimin e portofolit – përfundimisht, ju do të keni lidhje të mira me njerëz të fuqishëm në këtë fushë dhe mund ta filloni menjë rrogë të ulët, por që shumë shpejt do të jepni frytet tuaja nëse punoni shumë dhe keni ide origjinale.
NDIHMËS PERSONAL: Shumë kompani, persona Vip dhe profesione të tjera kanë nevojë për një ndihmës personal apo asistent qe do të kryejë me durim të gjitha punët, do të bëjë organizimit dhe të ruajë qetësinë edhe në presione të larta. Pagesat ndryshojnë në varësi të kompanisë, por përgjithësisht është një pozicion i vlerësuar edhe pse mund ta ndjeni shpesh veten të shfrytëzuar, pasi duhet të jeni gati në çdo moment të ditës dhe natës.
KONTROLLUES I TRAFIKUT AJROR: Personat që merren me trafikuan ajror nëpër aeroporte janë vërtet të paguar. Për këtë pozicion mjafton një kurs dhe nuk keni nevojë aspak për diplomë speciale.
MENAXHER: Këto persona priren të paguhen mirë për shkak të punëve të ndryshme që bëjnë njëkohësisht. Ata janë përgjegjës për trajtimin e planifikimit, buxhetimit, mbikëqyrjen dhe dokumentimin e të gjitha projekteve apo punës në një kompani të caktuar.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












