Shkurt.ch
Profesionet më të lezetshme në Zvicër
Zvicra është një vend i veçantë me profesione të veçanta dhe shumë të dashura e atraktive
Në Zvicër ka shumë profesione interesante, por edhe shumë të dashura dhe të lezetshme. “thelocal.ch” ka bërë një renditje me profesionet më të lezetshme në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kujdestar i Kabinës në Klubin Alpik Zviceran: Klubi Alpik Zviceran drejton një rrjet të kabinave malore, disa prej të cilave në zona tepër të largëta të vendit. Sezoni hapet nga qershori deri në shtator dhe ato zakonisht drejtohen nga një çift ose një person i vetëm me staf ekstra kur kërkohet. Ky profesion kërkon aftësi të veçanta dhe i gatshëm për gjithçka.
Krijues i ‘Velogemel’: Është një vegël e vjetër zvicerane. Veçanërisht në qytetin zviceran të Grindelwald, velogemel është një ‘snowbike’ druri i prodhuar që nga viti 1911. Dizajni origjinal është ruajtur ende.
Shoferi i trenit malor: Po, ka shoferë të trenave në të gjithë botën, por jo të gjithë njerëzit mund të përjetojnë përvojën e rrugëve, me të cilat mburret Zvicra. Vendi ka tunelin më të gjatë të trenave në botë (Tuneli i Gotthard Base), hekurudha më e madhe e rrotave në botë (Pilatusbahn) dhe hekurudha më e lartë e Evropës, Jungfraubahn.
Kohëmatës: Markus Marti ka një nga punët më të mira zvicerane në vend. Për 40 vitet e fundit ai ka qenë kohëmatës i orës mesjetare mekanike në qendër të qytetit të Bernës, Zytglogge. Puna e tij është që të përkujdeset për orën çdo ditë dhe që pjesët mekanike të shekullit 16 të rrjedhin pa problem.
Orëndreqës: Ok, ka shumë orëndreqës në pjesët tjera të botës, por është diçka e veçantë të jesh orëndreqës në Zvicër, pasi profesioni ka një histori të gjatë në Gjenevë dhe Jura, ku ende bazohen shumë kompani të mirënjohura.
Nëse dëshiron të jeni një orëndreqës i mirë atëherë shkoni në “Ecole d’Horlogerie de Genève”, shkolla më e vjetër e orëve në vend, e themeluar më 1824.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











