Lajme
Profesionet që rrezikojnë të zhduken nga inteligjenca artificiale
Shumë prej nxënësve kujtojnë me mall mësuesen e tyre të letërsisë, ose mësuesin e historisë. Por këto profesione kaq të dashura për gjenerata të tëra mund të zhduken pjesërisht, për shkak të avancimit të teknologjisë, në veçanti për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale.
Një studim i këtyre ditëve nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju Jorku, ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimin në industritë amerikane të aplikacionit ndoshta më të njohur të inteligjencës artificiale për momentin, ChatGPT, por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera., transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, jo pa habi, profesionet më të rrezikuara nuk janë ato që lidhen me shkencat ekzakte, por më shumë ato letrare ose që kanë të bëjnë me fushën e analizës historike dhe shoqërore, multidimensionale, pikërisht aty ku elementi njerëzor cilësohej si i pazëvendësueshëm.
Pra më shumë se inxhinierë dhe matematicien, inteligjenca artificiale do të godasë mësuesit e shkollave, veçanërisht ato të letërsisë dhe gjuhëve të huaja, por edhe ato të shkencave politike dhe sociologjisë, por edhe ato në shërbimet ligjore, që shpesh jepen online.
Pikërisht, në një dimension afatshkurtër, kategoria më e rrezikuar sipas studimit është ajo e operatorëve që punojnë në call-center, por rrezikojnë edhe psikologët, ndërmjetësit kulturorë, madje edhe vetë avokatët, në një të ardhme më afatgjatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit











