Lajme
Profesori me tatuazhe, në garë për president
Franz kërkon të jetë pasardhësi i Vaclav Klaus dhe ka nisur fushatën e tij elektorale. Vladimir Franz nga Çekia, profesori i dramës që pretendon të bëhet i pari president në botë që ka të mbuluar 90% të trupit me tatuazhe
Franz kërkon të jetë pasardhësi i Vaclav Klaus dhe ka nisur fushatën e tij elektorale.
Vladimir Franz nga Çekia, profesori i dramës që pretendon të bëhet i pari president në botë që ka të mbuluar 90% të trupit me tatuazhe
Edhe pse pamja do të jetë një disavantazh i madh për të, 53-vjeçari ka nisur fushatën në Pragë, vendlindjen e tij. Atij i duhen 50 mijë firma në mënyrë që të hyjë zyrtarisht në garën për president si një kandidat i pavarur, transmeton TCH.
Ditën e hënë, vetëm një javë nga fillimi i “aksionit”, Franz ka grumbulluar 8777 firma, ndërsa faqja e tij në Facebook ka plot 23 mijë pëlqime, transmeton TCH.
Ai është shprehur për ‘The Prague Post’ se politika dhe politikanët janë larguar nga njerëzit. “Qytetarët janë të mërzitur dhe kanë frikë nga radikalizmi. Nëse grumbulloj 50 mijë firma, do të jetë një sinjal i pastër se shoqëria çeke po rizgjohet”, tha Franz.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv











