Tematike
Programi ChagALL përkrah nxënësit migrantë
Kriteret për pranimin në programin ChagALL janë të qarta: "Prindërit duhet të jenë migrantë, me arsimim të ulët dhe me të ardhura të ulëta"
Një studim i bërë nga Univesriteti i Cyrihut tregon se gjithnjë më tepër fëmijë me porejardhje të huaj po ia dalin të regjistrohen në gjimnaz, falë mbështetjes sistematike.
Në Zvicër, të sigurosh kualifikimin për gjimnaz nuk është diçka që mund ta bëjë secili. Për fëmijët e migrantëve dhe që vijnë nga familje të paarsimuara, kjo gjë paraqitet edhe më e vështirë. “Prindërit e tyre të shumtën nuk kanë mundësi t`u blejnë fëmijëve mjete të shtrenjta mësimore, pastaj vijnë edhe vështirësitë me gjuhën gjermane…” thotë Stefan Marcec, udhëheqës i i programit Shanset e barabarta përmes punës në karrierën e mësimit (ChagALL) në një gjimnaz privat të Cyrihut. Ky program nxit prej shumë viutesh migrantët e rinj dhe është treguar i suksesshëm.
“Një studim i ri i ryer në Universitetin e Cyrihut tregon se kuota e suksesit që arrijnë nxënësit tanë në provimet pranuese nga shkolla sekondare e tretë (e mesme e ulët)është rreth 62%”, thotë Marcec për gazetën20 Minuten.. Pas një viti, katër nxënësit e parë të programit ChagALL do ta kryejnë maturën.
Kriteret për pranimin në programin ChagALL janë të qarta: “Prindërit duhet të jenë migrantë, me arsimim të ulët dhe me të ardhura të ulëta”, thotë Marcec. Veç kësaj nevojitet edhe një referencë nga mësuesi i klasës dhe kalimi i një testi të inteligjencës. Nxënësit që pranohen, duhet që gjatë programit gjashtëmujor të tregojnë durim. “Të rinjtë investojnë pasditen e tyre të lirë të të mërkurës dhe paraditen e të shtunës për të mësuar për provimin pranues dhe kjo nuk është krejt e lehtë”, thotë Marcec.
Edhe institucionet përgjegjëse të Kantonit të Cyrihut janë shprehur të impresionuara nga projekti. Mark Kummer, shef i Entit për shkollat e mesme dhe profesionale thotë: “Duke filluar nga qershori, kantoni do ta marrë përsipër financimin e projektit ChagALL për katër vitet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










