Shqipëria
Projekti zviceran ndihmoi kompaninë shqiptare
Në kohë pandemie, kompania shqiptare e ndihmuar nga agjencia zvicerane rriti numrin e punëtorëve
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvilllim dhe Bashkëpunim SDC – përmes adoptimit të zgjidhjeve të reja teknologjike is Automatizimi Robotik i Proceseve që çon në shërbime më të mira për klientët ka ndihmuar kompaninë shqiptare WEAREFIBER, duke treguar rezultate dhe shtim të punëtorëve edhe në këtë kohë pandemie, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se të kesh sukses në biznes pavarësisht COVID-19 është e vështirë për shumë shtete të botës, mirëpo përvoja e WEAREFIBER – një kompani e mbështetur nga projekti zviceran RISIAlbania – tregon se kjo është e mundur. Në fakt, kjo kompani rriti shitjet dhe punësoi më shumë të rinj.
Duhet theksuar se WEAREFIBER është një kompani, e cila ofron shërbime të transferuara të proceseve të biznesit – ose outsourcing – për klientë ndërkombëtarë.
Kriza e re për ta ishte shokuese, por gjithashtu edhe një mundësi: në mes të muajit mars atyre iu desh të kalonin në punë nga distance për t’iu përshtatur udhëzimeve të reja për distancimin fizik. Por në të njëjtën kohë, disa nga klientët e tyre – sidomos platformat e shpërndarjes së ushqimit nëpër Europë – patën porosi në rritje në kushte e mbylljes dhe kështu kërkonin shërbime shtesë nga kompania, transmeton albinfo.ch.
Si rezultat, WEAREFIBER arriti që jo vetëm të mbajë të gjithë punonjësit e vet, por edhe të punësojë burime shtesë në periudhën janar-mars 2020: ata punësuan 48 të rinj në këtë periudhë.
Siç thotë Eldisa Cirogu, menaxherja e shitjeve për WEAREFIBER: “Për shkak se ne kishim investuar në teknologji, ne japim shërbime për tregje të llojit të lartë siç është e-tregtia. Si rezultat, kemi arritur që në këtë situatë jo vetëm të ruajmë klientët tanë por edhe të rrisim porositë”.
Kompania merr mbështetje teknike nga RisiAlbania – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvilllim dhe Bashkëpunim SDC – përmes adoptimit të zgjidhjeve të reja teknologjike is Automatizimi Robotik i Proceseve që çon në shërbime më të mira për klientët. RisiAlbania gjithashtu po mbështet përmes metodave ndërkombëtare të certifikuara të menaxhimit si dhe me hulumtime të tregut – të cilat WEAREFIBER po i përdor për të hyrë në tregje të reja dhe për të përshkallëzuar shërbimet. Këto linja mbështetje hyjnë në strategjinë e RisiAlbania për të mbështetur kompanitë shqiptare që ofrojnë shërbime outsourcing për t’u diversifikuar në tregje dhe klientë të rinj, si dhe në prezantimin e shërvimeve me vlertë të shtuar, transmeton albinfo.ch.
Një sekret tjetër për suksesin e tyre gjatë kësaj periudhe ka të bëjë pikërisht me çertifikimin ndërkombëtar aq të nevojshëm. WEAREFIBER është një nga shembujt se si mund të përfitosh nga investimi për standarde në mënyrë që të diversifikosh llojin e klientëve dhe të shërbimeve. Siç shton Eldisa: “Ne investuam në standarde dhe certifikim që herët, dhe kjo na lejoi që të investojmë në teknologji me konfidencë duke ditur që do të ishim në gjendje të shisnim shërbimet tona”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













