Shkurt.ch
Prokuroria: 7 vjet burg për shqiptarin që theri mundësin zviceran
Për shqiptarin 32 vjeçar është kërkuar dënim me 7 vjet heqje lirie për veprën e kryer penale tentim vrasjeje të qëllimshme
Sot në Gjykatën e regjionit, në Thun është mbajtur dita e parë e procesit gjyqësor kundër Rasim R., personit të akuzuar për therjen me thikë të mundësit zviceran dhe politikanit lokal të SVP-së Kari Zingrich. Prokuroria ka kërkuar për shqiptarin 32 vjeçar dënim me 7 vjet heqje lirie për veprën e kryer penale tentim vrasjeje të qëllimshme.
Avokati mbrojtës i Rasim R., nuk e ka mohuar fajësinë e klientit të tij dhe as përgjegjshmërinë e tij por ka paraqitur disa rrethana lehtësuese për veprën. Në përputhje me to, ai ka kërkuar dënim trevjeçar por gjysma me kusht.
I dëmtuari ka qenë këmbëngulës për dënimin maksimal të dorasit. Ai, sipas tij, ka pasur qëllimin e qartë që ta vriste. Po ashtu ish mundësi thotë se dënim i vërtetë për dorasin është nëse ai, pasi ta mbarojë burgun, të dëbohet nga Zvicra.
Therja me thikë që kishte ndodhur më 15 gusht 2011 në një lokal të qytetit Interlaken pati bërë jehonë të madhe në Zvicër. Si pasojë e kësaj, SVP-UDC kishte bërë një afishe në të cilën shkruante “Kosovarët therin zviceranët”. Afishja pastaj ishte bërë objekt kontestimi, deri sa SVP ishte detyruar që atë ta zbuste, duke mos i përfshirë të gjithë kosovarët.
Sidoqoftë, e gjithë zhurma rreth therjes dhe afishes kishte bërë që edhe një herë shqiptarët të viheshin në kryetitujt negativë të gazetave dhe medieve tjera, duke i dhënë edhe një goditje imazhit të tyre në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së "Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar tmerrësisht; politikat e ndjekura nga Trump kanë një efekt... -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve












