Shqiperia

Prokuroria e Belgjikës kërkon 8 vite burg për shqiptaren që dyshohet për trafik droge

Prokuroria kërkoi këtë të mërkurë para Gjykatës Penale të Brukselit dënimin me 8 vite burg për shqiptaren Deljana N., e cila është në kërkim për pjesëmarrje në grupin kriminal të drogës.

Ajo pretendohet sr është partnere në krim e shqiptarit me mbiemrin kolumbian E. Munoz Guerrero. Ky i fundit, po ashtu nën hetim, dyshohet se ishte drejtues i një organizate kriminale që vepron në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në seancën e radhës “Encro-Sky ECC” për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës, u kërkua dënimi në mungesë të saj.

Për prokurorin publik, 30 -vjeçarja shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar, ka qenë në dijeni të aktivitetit të partnerit të saj dhe ka ndihmuar organizatën kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar tek një avokat.

Madje, në një bisedë me Eridan Munoz Guerreron, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për të liruar vëllain e saj. Ai është përgjigjur se “nuk mund nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.

Pas arrestimit të vëllait të saj, 30-vjeçarja organizoi vetë arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellier-it, thuhet në hetim, transmeton tch përcjell albinfo.ch.

Mediat skoceze shkruajnë se pa të ardhura zyrtare në Belgjikë, Deljana Nebiu, vishej me veshje të shtrenjta dhe qëndronte në hotele me 5 yje. Sipas të dhënave ajo kishte udhëtuar në Spanjë, Dubai, Francë, Turqi.

“Tridhjetë vjeçarja jetonte jetën e saj më të mirë. Në bisedat e saj të koduara, ajo ka investuar, por nuk sqarohet në gjykatë. Deljana Nebiu është plotësisht në dijeni të kokainës dhe ju kujtoj se si anëtare e një organizate kriminale mund të bëni gjëra të ligjshme si për shembull investimi në mbrojtje të anëtarëve”, thotë prokuroria e çështjes.

Prokurori përfundoi duke kërkuar 8 vite burg, 800 mijë euro gjobë si dhe humbjen e të drejtave në Belgjikë për 10 vite, përfshirë ndalimin e administrimit të një kompanie në të njëjtën periudhë.