Lajme
Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit
Prokuroria Publike e Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast
Mediat e ndryshme shqiptare dhe ballkanike kanë shkruar dje se një 27-vjeçare me shtetësi zvicerane dhe me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në rrethana “të dyshimta” në Bazel. “Për të zbardhur rastin, policia Kantonale e Bazelit (BS) dhe prokuroria publike në Zvicër po hetojnë rastin si të dyshimtë…”, transmeton albinfo.ch. Por kjo nuk qëndron, sipas Prokurorisë Publike të Bazelit.
E reja është gjetur e pajetë nga policia e Kantonit Basel-Landschaft. E pyetur nga gazeta 20 minuten, Prokuroria Publike e Bazelit konfirmoi se rasti po hetohej si një vdekje e jashtëzakonshme, por nuk ishte duke u zhvilluar ndonjë hetim penal. Kjo do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë të ndikimit të palëve të treta, pra nuk ka të dyshuar se bëhet fjalë për krim.
Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast.
E ndjera (me inicialet V. A.) është varrosur në Kosovë këtë javë. Lajmi për vdekjen e saj “të papritur” u përhap nga familjarët e saj në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu morën vëmendje dhe vazhduan shpërndarjen, përcjell albinfo.ch. “Ajo na la në moshë të re dhe na lë me trishtim të thellë. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri!”, thuhet në postimin e një të afërmi.
Është e paqartë se si dolën nga ky njoftim lajmet që përhapën mediat, të cilat sugjerojnë se gruaja mund të ishte viktimë e një krimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













