Kosova
Prokuroria po heton dëshmitë e Thaçit, Veselit e Kurtit
Prokurori Special, Sylë Hoxha ka folur për KALLXO.com në lidhje me deklaratat e dhëna nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në gjykimin e të akuzuarve në rastin e ‘Syrit të Popullit’.
I pyetur nëse do të hetojë deklaratat e dhëna nga presidenti Thaçi në gjykimin e të akuzuarve si anëtarë të ‘Syrit të Popullit’, se Albin Kurti e Glauk Konjufca qëndrojnë së bashku me Sadri Ramabajën prapa organizatës ‘Syri i Popullit’, Hoxha ka thënë se do të presin procesverbalin e seancës.
‘Unë e kam dëgjuar një deklarim të tillë por ne duhet të presim procesverbalin si shënim zyrtar i seancës dhe pastaj do të analizojmë se çfarë mund të bëjmë në drejtim të zbardhjes së këtyre deklaratave dhe të shohim se a ka ndonjë element për të nisur hetim apo jo, pasi që deklaratat janë thanë para gjykatës dhe para auditoriumit të pranishëm”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, deputeti Faton Topalli, e ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ishin personalitetet të cilat ishin dëshmitarët e sotëm në rastin e gjykimit të grupit të njohur “Syri i Popullit”, të cilët akuzohen për plagosjen e Azem Vllasit.
Presidenti Hashim Thaçi gjatë dëshmisë së tij kur ishte pyetur se kush janë themeluesit e “Syrit të Popullit”, ka përmendur emrat e Albin Kurtit, Sadri Ramabajës dhe Glauk Konjufcës.
Dëshminë i pari e filloi Xhavit Haliti, i cili është në mesin e shumë personave të cilët janë gjetur në një listë për likuidim, e cila pretendohet se është hartuar nga organizata “Syri i Popullit”.
Lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, Haliti tha se ka dëgjuar nga gazetat, e kur u pyet nga prokurori Special, Sylë Hoxha nëse ishte kërcënuar ndonjëherë nga kjo organizatë, ai tha se disa herë kishte marrë kërcënime nga “Syri i Popullit”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













