Promovimi i librit “Emi-Imi-Remi”
Të enjten 12 maj (Kreuzlingen), të premten 13 maj (Romanshorn) dhe të shtunën 14 maj (Margrethen).
Promovimi i librit “Emi-Imi-Remi” të autorit Mahir Mustafa dhe shfaqja efilmit «Shkolla në Prizren», film i Dominik Roost dhe Mahir Mustafës:
Të enjten, më 12 maj 2011 prej orës 19 :30 në lokalin e Qendrës Shqiptare për Kulturë e Integrim, Sonnenwiesenstr. 26, 8280 Kreuzlingen (076 523 51 50)
Të premten, më 13 maj 2011 prej orës 19 :40 në sallën e hotel BODAN në Romanshorn (076 703 71 94)
Të shtunën, më 14 maj 2011 prej orës 19 :40 në lokalin e Shoqatës «Shqiponja», Walzenhausstr. 9, St. Margrethen (079 330 36 16)Për dallim nga programi i të enjtes dhe të shtunës, gjatë të cilëve do të lexohen fragmente, do të jepet mendimi për librin nga prof. Dr. Agim Vinca dhe do të diskutohet për librin e filmin, në programin e të premtes në Romanshorn do të shfaqet premiera e pjesës teatrale« Emi-Imi-Integrimi », e cila përbëhet nga tri pjesët e librit « Emi-Imi-Remi »:« Emigrimi dikur », « Mërgimi sot » dhe « Mosaiku kulturor ».
Interpretojnë: Liri LushiMeriola TeloRamadan MorinaYllka Zuzaku Drin SelimajFamilja Krasniqi
Këndojnë: Tomë Dedlleshaj, Erlinda Krasniqi dhe grupi i vajzave dhe burrave të SHKA « SHARRI »
Vallëzojnë: Erlinda e Albani dhe anëtarët e tjerë të SHKA „SHARRI“
Skenari: mbi bazën e përmbajtjes së librit «Emi-Imi-Remi» Mahir Mustafa
Forma: Inskenime teatrale me muzikë e biseda interaktive me publikun
Udhëheqës artistik: Liri Lushi
Mendimin për librin Prof. Dr. Agim Vinca
Mirë se vini për të përjetuar një program të veçantë me apéro e mundësi për kontakte ndërkulturore!
Qendra Shqiptare për Kulturë e Integrim në KreuzlingenSHKA „SHARRI“ në RomanshornQendra për integrim Kulturor „Aleksandër Moisiu“ Winterthur Shoqata „Shqiponja“ St. Margrethen dhe Autori Mahir Mustafa, St. Gallen
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












