Lajme
Promovohen produktet bujqësore
Produktet bujqësore në këtë panair janë duke i ekspozuar rreth 50 agrobiznese
Me organizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Odës Ekonomike të Kosovës, nisi panairi i produkteve bujqësore në Zonën Industriale në Prishtinë. Produktet bujqësore në këtë panair janë duke i ekspozuar rreth 50 agrobiznese dhe në ceremoninë e hapjes së tij kanë marrë pjesë edhe strukturat më të larta udhëheqëse të vendit.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka theksuar se sektori i bujqësisë është duke u bërë gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe se agrobizneset janë duke luajtur rol kyç në këtë fazë zhvillimore.
“Qeveria e Kosovës ka dyfishuar përkrahjen financiare për sektorin e bujqësisë, por duke filluar nga viti i ardhshëm, këtij sektori do t’i rritet mbështetja financiare në masë shumë më të madhe, sepse në planin tonë ekonomik për vitet e ardhshme bujqësinë e kemi radhitur tek prioritetet kryesore, duke e konsideruar si gjenerator të zhvillimit ekonomik për periudhën afatmesme”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Ai ka thënë se e ardhmja e sektorit të bujqësisë është shumë e ndritur dhe se do të vazhdohet të kultivohet partneriteti me të gjitha palët e interesit, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen pengesat dhe të arrihen suksese të reja në këtë fushë.
Ministri Blerand Stavileci ka theksuar se nëpërmjet organizimit të panaireve të tilla po synohet të përforcohet sinergjia ndërmjet gjithë aktorëve të tregut dhe të ngritet vetëdija për rëndësinë ekonomike të konsumimit të prodhimtarisë vendore.
“Ne me të gjitha politikat tona strategjike jemi të orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë. Ju informoj se tashmë jemi duke punuar edhe në përgatitjen e një pakoje të re fiskale për bizeneset dhe agrobizneset, si dhe në krijimin e një fondi të veçantë bankar për t’ua lehtësuar fermerëve qasjen në kredi bujqësore”, ka thënë ministri Stavileci.
Sipas tij, të gjitha interesat duhet harmonizuar dhe integruar në një interes të përbashkët madhor, ku emërues i tyre duhet të jetë konsumimi i prodhimtarisë vendore.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në kushtet e Kosovës, zhvillimi i hovshëm i bujqësisë jo vetëm që do të ndihmonte Kosovën të barazohet me vendet e rajonit, por do të adresonte edhe shumë çështje të rëndësishme sociale.
“Bujqësia përbën shansin të zhvillohemi më shpejtë ekonomikisht duke u mbështetur në burimet dhe resurset tona. Ne kemi pasur fatin t’i kemi kushtet për t’u bërë fuqi bujqësore në rajon”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Panairi do të jetë i hapur deri më 8 tetor dhe për të gjithë vizitorët është organizuar edhe transport falas nga Prishtina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











