Lajme
Promovohet libri monografik për Nexhmije Pagarushën
Sonte në Prishtinë është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, i autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.
Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.
“Nëse politika merret me emergjenca, kultura merr shumë kohë për t’u ndërtuar, do breza. Mjafton një emergjencë e gabuar dhe pak prishje e sistemit të vlerave, për t’u kthyer sërish në një shkretëtirë. Sistemi i vlerave nuk është për sedrën e atij që është në vendin e parë. Një artist i vërtetë kurrë nuk motivohet nga shpërblimi financiar, apo nga ndonjë medalje”, ka thënë ndër të tjera akademik Rugova, përcjell ksp. “Të jesh artiste nënkupton shumë adhurues, një vetmi e thellë dhe e errët. Rrëfimi për një artiste, është rrëfimi për vetminë, shpirti krijues është vetmitar në kohën e tij, pastaj ndër breza përmes ndikimit kulturor lulëzon e shndërrohet në burim krijimesh të tjera”, tha Rugova.
Profesori dhe kompozitori Fahri Beqiri duke e vlerësuar lartë krijimtarinë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Nexhmije Pagarushën, tha se për gjysmë shekulli ka treguar për punën e saj.
“Se çka kam pas me Nexhmijen për gjysmë shekulli, e kam tregu me punë me bashkëpunim, madje edhe me komponime. Fati ka deshtë që komponimet e fundit janë realizuar fal edhe vullnetit, edhe moshës që e kam pas në atë kohë, e që kam pas vullnet edhe trimëri që të shkruaj për Nexhmijen”, tha Beqiri.
Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi duke folur për daljen në skenë të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në kohën kur ajo ishte e re, theksoi se kjo dalje nuk ishte e lehtë në rrethanat e ish-Jugosllavisë.
“Në një kohë kur Kosova nuk njihej shumë, sidomos sa i përket kulturës, një zë do të bëhej shkas që vendi ynë i vogël i Ballkanit, Kosova, të prezantohet më ndryshe. Shpejt ky zë nuk do të përfaqësonte vetëm Kosovën, por ishte edhe markë e krejt ish-Jugosllavisë”, tha Gashi.
Monografia është e ndarë në 13 kapituj, ku prezantohet jeta dhe krijimtaria e Pagarushës prej tetë dekadash, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë