Literaturë
Promovohet në Cyrih libri “Lufta për çlirimin e Kosovës” (1997-1999)
Promovimin e këtij libri e kishte organizuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve “VATRA"
Sadik Krasniqi, historian dhe shef i Sektorit të Historisë në Muzeun e Kosovës, kishte zgjedhur Cyrihun për të promovuar librin e tij “Lufta për çlirimin e Kosovës” (1997-1999).
Promovimin e këtij libri e kishte organizuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve “VATRA”, ndërsa autori tha se me këtë libër voluminoz ka sjellë 20 mijë dëshmi nga lufta e fundit në Kosovë, fotografi të ndryshme, ditarë lufte, pjesë të dhimbshme nga gjenocidi, masakrat e dhunimet.
«Krejt këto janë të ruajtura dhe të argumentuara si dëshmi e kohës dhe historisë materiale», tha autori Krasniqi, i cili synon këtë libër ta përkthejë në të ardhmen edhe në gjuhë të tjera, si angleze dhe gjermane, që lexuesit e huaj të jenë të informuar drejt për këtë periudhë të historisë së shqiptarëve të Kosovës.
Historiani Krasniqi ka përmbledhur në këtë libër periudhën nga 1997 kur ka dalë në skenë për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e deri më 12 qershor 1999, kur hynë forcat e NATO-s në Kosovë.
Ai tha se me këtë libër ka sjellë fakte jo vetëm për opinionin e brendshëm, po edhe të jashtëm, ngase, sipas tij, lufta e fundit në Kosovë kishte konotacion ndërkombëtar, por e pranon se me një libër nuk mund të shkruhet e tërë historia e re e Kosovës.
Pjesë e librit është edhe emigracioni, i cili sipas dëshmive që ka sjellë historiani nga Kosova, ka dhënë kontribut të madh në luftën e fundit të Kosovës.
«Ka mjaft hapësirë për të kontribuar në historinë e Kosovës, sidomos emigracioni që është një gjysmë historie e vendit në të gjitha periudhat e historisë sonë», tha Krasniqi.
Promovimit të librit historiografik i ka paraprirë një program artistik të valltarëve të vegjël të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “VATRA”, ndërsa nikoqirët Sara Demolli dhe Shaban Haliti kanë udhëhequr me këtë aktivitet kulturor në Cyrih.
Mysafiri nga Prishtina në fund ka bashkëbiseduar me dashamirët e librit në një koktej rasti të organizuar nga «Vatra».




E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













