Lajme
Promovohet projekti për përpunimin e frutave të imëta
Ky projekt ka qenë një nga katër komponentët e projektit “Promovimi i bujqësisë, hortikulturës, blegtorisë dhe përpunimit të frutave në rajonin e Mitrovicës” dhe është menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Realizimin e tij e ka mundësuar Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në Mitrovicë.
Në ceremoninë e promovimit të këtij projekti, ministri Blerand Stavileci shprehu mirënjohje për guximin e pronarit të kompanisë për të ndërmarrë një hap të tillë dhe falënderoi shoqatën IADK, Komunën dhe Komisionin Evropian për mbështetjen financiare.
“Përkrahja për sektorin e bujqësisë po shtohet prej viti në vit dhe kjo që po shohim këtu është mrekulli, është një lidhje shumë e mirë e prodhimit dhe përpunimit, një mundësi shumë e mirë e fermerëve që produktet e tyre t’i plasojnë në treg”, ka thënë ai.
Sipas Zenel Bunjakut, drejtor ekzekutiv i IADK-së, projekti synon krijimin e kushteve të favorshme për bujqësinë dhe zhvillimin e agrobiznesit në zonat e përzgjedhura.
”Secili komponent i projektit përfaqëson një njësi demonstruese – serrë, pemishte, fermë dhe një pikë të përpunimit të frutave”, ka thënë ai.
Në emër të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian ka përshëndetur Christof Stock, shef i operacioneve.
“Ky aktivitet do të ndikojë shumë në promovimin e produkteve bujqësore në këtë rajon, por edhe në rritjen e punësimit këtu. Është kënaqësi të shohësh produkte kaq të shijshme dhe kualitative që përpunohen në Kosovë. Jemi të lumtur që fondet e Bashkimit Evropian kanë ndihmuar në mënyrë efektive në zhvillimin e industrisë së përpunimit”, ka thënë Stock.
Projekti është pjesë e iniciativës së EURED-it (zhvillimi ekonomik rajonal i BE-së) në Kosovë që ka krijuar platformën për rigjenerim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, pajtimin dhe bashkëpunimin e komuniteteve. Kapacitetet e përpunimit u tha se janë 2 tonë në ditë, kurse të absorbimit 20 tonë në ditë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











