Bota
Pronari paguan shkollimin e fëmijëve të punëtorëve të tij
Pronari nuk është figura më e pëlqyer për punëtorin, por ndryshon rasti nëse jemi duke folur për 80-vjeçarin Vinicio Bulla.
Vinicio është një binzesmen nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë “Rivit Spa” me të cilën prodhon çelik special.
Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.
Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e “ndryshkë” në banka, shkruan Iliria, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha për Il Messaggero:
Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë!”
Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre.
Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve













