Lajme
Propozimi në Zvicër: Çdo qytetari nga 7 500 franga
Një iniciativë e re popullore kërkon që çdo qytetar të paguhet 7,500 franga nga Banka Kombëtare Zvicerane
Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër.
Sipas planit, nga banka kombëtare e Zvicrës do të kërkohej të paguante 7,500 franga për çdo qytetar me nënshtetësi zvicerane.
E njohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin tek çdo qytetar zviceran – përfshirë fëmijët.
Në zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100,000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim.
Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF.
Paratë duhet t’i paguhen secilit qytetar më pak se një vit pas referendumit dhe do të vijnë nga paratë e shtypura rishtas, raporton media zvicerane Watson, përcjell albinfo.ch.
Paratë do të përjashtoheshin nga taksat.
Organizatorët argumentojnë se ka një sërë gjërash pozitive. “Eksportet, normat e interesit, inflacioni dhe investimet do të rriteshin,” raportojnë ithtarët e votës.
Nënshkrimet duhet të mblidhen deri më 22 Prill 2022, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













