Propozohet për festë kombëtare “Dita e Integrimit”
Vlerësime më të mëdha për migrantët: Këshilltari kombëtar apartiak, Ricardo Lumengo dëshiron të aplikojë një festë si ditë e integrimit
Një festë kombëtare për integrim duhet të futet në Kushtetutën federale zvicerane. Këtë e ka kërkuar këshilltari apartiak nga Kantoni i Bernës, Ricardo Lumengo gjatë një iniciative parlamentare, e cila pritet të miratohet gjatë javës së ardhshme.
Është kjo një informatë e gazetës “Der Sonntag» nga edicioni aktual i saj. Sipas gazetës në fjalë, në tekstin e iniciativës thuhet qartë: “Një herë gjatë vitit, në ndonjë ditë të caktuar, në Zvicër do të festohet Dita e integrimit të të huajve (eventualisht si ditë feste e kompensuar).
Për tu miratuar një ditë festive e tillë, duhet ndryshuar Kushtetuesja federale apo Ligji për punë.Në këtë iniciativë, më tej thuhet se dita e re festive zviceranëve u ofron mundësi, “që migrantëve tu’a dëshmojnë vlerësimin e tyre”.
Lancimi i një dite kombëtare festive për integrim është “një reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme kundër të huajve”, ka deklaruar Ricardo Lumengo për “Sonntag”. “Të huajt tashmë janë dëshpëruar në masë të madhe, duke i përdorur vazhdimisht si viktima”.
Organizata mbipartiake e migrantëve ”Secondos Plus” ka përshëndetur një iniciativë të tillë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











