Bota
Prosperitet për Kubën, pas ndryshimit të pushtetit
Priftërinjtë nga komuniteti afro-kuban në Havana kanë parashikuar reforma në vend gjatë vitit 2018, pasi presidenti Raul Castro do të tërhiqet nga posti gjatë pjesës së parë të këtij viti.
Ndjekësit e fesë Santeria, e që besimin e tyre e sollën në ishullin kuban nëpërmes skllevërve bashkë me katolicizmin, ndiqet nga miliona njerëz, shumica prej të cilëve mezi presin udhëzimet nga parashikimi vjetor, përcjell albinfo.ch.
Profecitë e reja nga priftërinjtë Santeria, të njohura si babalavos, vijnë derisa Castro pritet të largohet nga posti në prill, duke i dhënë fund kështu udhëheqjes pë rreth 60 vjet të vëllezërve Castro dhe do të shënojë transicion nga liderët e revolucionit të njohur Kuban drejt udhëheqjes nga një gjeneratë e re. Shpresa është që ky ndryshim do të sjellë prosperitet dhe reforma në treg.
Marrëdhëniet me SHBA-në ishin gjithashtu në mendjen e shumë njerëzve në këtë parashikim, derisa me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë pjesërisht është kthyer embargoja ndaj vendit dhe raportet janë ftohur paksa.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












