Zhvillim
“Protektoratet e harruara: Kosova dhe Bosnja, katastrofë pas katastrofe”
Në Bosnjë dhe në Kosovë janë derdhur ndihmat më të mëdha për kokë banori që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë ndonjëherë në botë, thonë autorët e dokumentarit në TV Arte. Po ku kanë mbetur këto të holla? Autorët kanë vizituar vendet e përmendura dhe kudo kanë hasur në dështime
Televizioni gjermanofrancez Arte ka dhënë sonte dokumentarin me titullin “Protektoratet e harruara të Evropës. Këtu jepet një pasqyrë e zymtë e situatës në Bosnjë dhe në Kosovë 20 gjegjësisht 17 vjet pas luftërave në këto vende.
Në Bosnjë dhe në Kosovë janë derdhur ndihmat më të mëdha për kokë banori që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë ndonjëherë në botë, transmeton albinfo.ch. Por ku kanë mbetur këto të holla? Autorët kanë vizituar vendet e përmendura dhe kudo kanë hasur në dështime.
“Qytete që digjen, minare të rrënuara, kisha të shkrumbuara: kështu dukej Jugosllavia e shkatërruar në vitet `90 të shekullit të kaluar. Lufta e nxehtë mu në mes të euforisë së përfundimit të luftës së ftohtë. Që atëherë, me mijëra ekspertë të paguar mirë nga perëndimi ia kanë mësyrë në produktet e dala nga rënia e shtetit të përmendur për të ndihmuar shtetet e reja, demokratike për të qëndruar në këmbë. Miliarda euro të tatimpaguesve perëndimorë janë derdhur para së gjithash në “Protektoratet e harruara të Evropës”.
Autorët kanë intervistuar zyrtarë të lartë të BE-së, diplomatë, studentë, punëtorë e të papunë. Ajo që shihet në fakt është një djerrinë sociale dhe ekonomike, një katastrofë pas një katastrofe, përcjell albinfo.ch. Mbrapa zhgënjimit fshihet mllefi në rritje: Ku mbetën paratë? Kush ka përfituar nga ato, rreth 1. 2 miliard euro janë investuar vetëm në një autostradë prej gjithsej 80 kilometrash në Kosovë. Fabrikat janë të heshtura, njerëzit luftojnë për ekzistencë, ekspertët si mjekët nga shtetet e varfra në të cilat privatizimi i dhunshëm ka sjellë dhe ka ndjellë korrupsionin, edhe mediat i janë nënshtruar strukturave mafioze.
Më tutje dokumentari fokusohet edhe në përhapjen e fundamentalizmit islamik në të dy vendet e reja ballkanike, transmeton albinfo.ch. Në disa shkolla në Bosnjë madje mësimi ka filluar të zhvillohet ndaras, në njërin ndërrim myslimanët, në tjetrin katolikët (kroatët). Dhe kjo gjendje tolerohet nga paradhënësit e verbër për të parë realitetin”.
Në emision, për situatën në Kosovë flet Albin Kurti, Andrea Capusela (ish funksionar i lartë ndërkombëtar në Kosovë) si dhe kryeredaktorët e gazetave Koha Ditore dhe Zëri, Agron Bajtrami dhe Arbana Xharra.
Të gjithë ata drejtojnë gishtin e akuzës nga elitat e korruptuara politike vendore por edhe nga ndërkombëtarët të cilët e tolerojnë këtë korrupsion, si çmim për stabilitetin. E në disa raste edhe ata akuzohen për pjesëmarrje në korrupsion.
Pasuritë e vendit janë kryesisht në duart e ish luftëtarëve të UÇK-së, të cilët si heronj të luftës shikohen si të paprekshëm dhe i trajtojnë këto pasuri të vendit si prona të tyre private, thuhet veç tjerash në dokumentarin e realizuar nga Arte.
Videoja ku mund të shikoni dokumentarin:
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet











