Opinione
Protesta e biletave ka urimin e nënave që presin te dera
“Duhej më herët kjo protestë”, ishin fjalët që i dëgjova gjatë pushimeve shumë shpesh. Edhe pse organizatori e ka nisur që para korrikut këtë temë, muhabeti zhvillohej më shumë në Kosovë se sa në Zvicër.
Madje një loke na porositi: “Dilni të gjithë, se për besë, biletat gjithmonë kanë qenë shtrenjtë, shumë shpesh kemi pritur me lot te dera dhe nuk vinin fëmijët shkaku i biletave”.
Shumë prindër kanë shkuar me mallin e fëmijëve që vinin rrallë. Prandaj, shkoni në protestë dhe të fala m’i bëni atij që e nisi për këtë protestë fjalën: “Hallall i kjoftë bekimi i nënës!”
Them me vete: “Çmimi i biletave ishte dhe mbetet një rrudhë në ballin e prindërve tanë. Por, jo vetëm e pleqve. Edhe e familjarëve në diasporë”.
Dy prindër në Zvicër vendosën që fëmijët t’i dërgonin me aeroplan për t’i kursyer nga lodhja, ndërsa vetë të udhëtojnë me makinë. Fillon nëna e fëmijëve të telefonojë nga agjencia në agjenci, shtrenjtë e më shtrenjtë si gjithmonë. Dikur vajza tetëvjeçare i drejtohet nënës: “Po, rezervoje tani mami…” “Po prit pak, moj bijë, të thërras edhe disa të tjera, se shumë shtrenjtë!”
“Mami, i thotë vajza, a s`mund të marrim një kredi për bileta!”
Ja, pra, sa kemi nevojë të protestojmë.
Para disa vjetësh në këshillmoren për prindër pata përkthyer për një familje, e cila tre vjet nuk kishte udhëtuar për Kosovë, shkaku i biletave.
Këshillmorja vendosi t’ua paguajë biletat për pesë anëtarë, por pastaj të habitur nga çmimet, më patën thënë: «Qenka vështirë të jesh shqiptar… »
Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Por që liria e shitjes të mos bëhet ligj i shkrryerjes, as rrudhë në ballin e prindit, as shqetësim i fëmijës, as lot i mërgimtarit: Të dalim në protestë e t’i numërojmë të gjitha ato që duhet!
Dikush pyeti: “Kujt i drejtohet protesta?”
Unë po them: NDËRGJEGJES.
Rruga drejt atdheut është udhëtimi më i shenjtë dhe sa e sa herë na e bëjnë pelim me çmimin e pavend.
Dhe “mos e bëftë Zoti me ta pa lotin në sy, se e kuptojnë se po udhëton për ndonjë rast të rëndë, ta rrisin çmimin deri në hënë!”, u shpreh një mërgimtar i vjetër, kur po bisedonim rreth protestës.
Tani na mbetet të dalim dhe t’i trokasim ndërgjegjes!
Të ndalen çmimet që rriten pandalur!
Se boll ke ma!
Boll!
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














