Kosova
Protesta e shoferëve të kamionëve bllokon kufijtë e Ballkanit për shkak të sistemit të ri të BE-së
Shoferët e kamionëve protestojnë kundër sistemit të ri të BE-së për hyrje-daljet
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor vazhduan të mërkurën (28.01.2026) bllokadat në pikat kufitare, në protestë ndaj sistemit digjital të BE-së për hyrje-daljet (EES) në hapësirën Shengen, përcjell albinfo.ch.
Dhjetëra pika kufitare u bllokuan në Bosnje, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Serbi kolona e kamionëve në pikëkalimin Bajakovo, kryesor për lidhjen me Kroacinë, arriti rreth 2 km. Dhoma e Tregtisë së Serbisë (CCIS) paralajmëroi se ekonomitë e rajonit humbasin çdo ditë rreth 100 milionë euro nga eksporte të ndaluara.
Shoqatat e spedicionit theksuan se protestat lidhen me arrestimet e shoferëve që kanë tejkaluar rregulloren e qendrimit 90 ditë brenda 180 ditëve në BE – një kontroll që është bërë më i rreptë falë sistemit EES, i cili regjistron në mënyrë digjitale të dhënat biometrike dhe udhëtimet e qytetarëve jo anëtarë të BE-së. Organizatorët kërkojnë që bllokadat të hiqen pas negociatave për rregulla përjashtuese që të mos ketë arrestime.
Komisioni i BE-së tha të hënën (26.01.2026) se është i vetëdijshëm për shqetësimet dhe po ndjek situatën, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Ballkanit Perëndimor, me 60% të volumit të përgjithshëm të tregtisë dhe mbi 83 miliardë euro mallra të shkëmbyera në vitin 2024./DW
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë













