Fotolajmi
Protesta për një transport ekologjik në Panairin e Automjeteve në Frankfurt
Mijëra protestues u mblodhën ditën e sotme në Frankfurt para panairit “Motor Show Frankfurt” (IAA), duke shprehur kërkesat e tyre për transport të shtuar mjedisor. Shumica e tyre kanë protestuar me biçikleta.
Organizatorët thonë se rreth 25 mijë njerëz dolën pasdite para panairit, nga të cilët 18 mijë erdhën me biçikletë.
Autoritetet mbyllën seksione të autostradave A661 dhe A648 për të lejuar kalimin për turmën e çiklistëve.
Aktivistët e mjedisit janë bashkuar nën hashtag #aussteigen, duke përmendur një kërkesë për të ndaluar motorët me djegie të brendshme dhe kalimin në lëvizshmërinë mjedisore dhe format e tjera të transportit neutral ndaj klimës, siç është çiklizmi ose transporti publik.
Protestuesit gjithashtu janë udhëzuar me një hartë të shtigjeve të biçikletave që çiklistët të vijnë dhe të bashkohen në protestë.
Tubimet për biçikleta filluan në disa qytete të mëdha të afërta, përfshirë Giesen, Ashrafenburg, Darmstadt, Mannheim, Mainz dhe Wiesbaden.
Prodhuesit e makinave botërore zbulojnë modele të reja në panairin ndërkombëtar, i cili u hap të enjten nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Merkel pastaj vlerësoi industrinë e automobilave për përparimin në zhvillimin e teknologjive klimatike.
https://twitter.com/BastilleGlobal/status/1172870135012458499?s=20
https://www.instagram.com/p/B2YnfOVlb4g/?utm_source=ig_web_copy_link
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













