Shqipëria

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 37-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke vijuar protestën që tashmë ka hyrë në ditën e 37-të.

Pas grumbullimit në shesh, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku janë mbajtur fjalime dhe janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë. Protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, ka deklaruar një prej pjesëmarrësve gjatë fjalës së tij nga podiumi i improvizuar përpara ndërtesës së qeverisë.

Si çdo mbrëmje tjetër, pas fjalimeve dhe qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.