Lajme

Protestat në Iran: Shkon në 162 numri i të vdekurve, mbi 3200 të arrestuar

Të paktën 162 protestues kanë humbur jetën në Iran në 15 ditët e fundit gjatë protestave antiqeveritare, sipas një grupi të të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), numri total i viktimave që nga nisja e protestave ka shkuar në të paktën 203 persona, përfshirë 41 efektivë të forcave të sigurisë, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur nga HRANA se të paktën tetë nga protestuesit e vrarë ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa mbi 3,285 persona janë arrestuar nga autoritetet iraniane.