Shqipëria
Protestë e shoqërisë civile në Tiranë për “Vettingun”
Një grup banorësh të Tiranës kanë protestuar para ndërtesës ku po zhvilloheshin seancat e vetting-ut duke e cilësuar si të vonuar këtë proces. Protestuesit mbanin pankarta në duar kundër gjyqtarëve të korruptuar, përcjell albinfo.ch.
“Vetting-u të nisë punën me kriminelët e vërtetë, të japë drejtësi për Gërdecin, 21 Janarin dhe të godasë gjykatësit që nxjerrin vrasës dhe mafiozë nga burgu”, ka thënë një nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në protestë. Ata kërkojnë drejtësi dhe jo vetëm shkarkimin e tyre nga organet e vetting-ut shtoi ai.
Ndryshe gjatë ditë së sotme KPK-ja ka zhvilluar dy seanca të njëpasnjëshme të vettingut për prokuroren e Apelit të Tiranës, Gentian Trenova dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











