Lajme
Protestë kundër ratifikimit të marrëveshjes
Disa nga aktivistët e VV janë arrestuar nga Policia e Kosovës, përfshirë këtu edhe Dardan Molliqajn, sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje
Disa qindra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, po protestojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes Kosovës-Serbi. Protestuesit ishin tubuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa Policia e Kosovës po tenton t’i largojnë nga hyrjet për në Kuvend.
Madje, sipas Vetëvendosjes, disa nga aktivistët e saj janë arrestuar nga Policia e Kosovës, përfshirë këtu edhe Dardan Molliqajn, sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo lëvizje iu ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë energjinë, sepse duhet të qëndrojnë para legjislativit me ditë e me net, për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë.
Demonstruesit janë ndarë në dy hyrjet e Kuvendit, me qëllim që të kundërshtojnë zhvillimin seancës, e në këtë mënyrë të pamundësojnë edhe hyrjen e ligjvënësve në Kuvend. Siç raportojnë mediet, protestuesit janë munduar ta ndalin edhe hyrjen e ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Jacobson.
Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës e ka në agjendë pune shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Marrëveshja me Serbinë është nënshkruar nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq më 19 prill të këtij viti.
Kjo marrëveshje i ka hapur rrugë Koosvës dhe Serbinë për integrim në BE. Marrëveshja është kundërshtuar nga Vetëvendosje e cila konsideron se me këtë marrëveshje është nënshkruar bosnjëzimi i Kosovës dhe serbeve në veri iu është dhënë një antonimi e pashpallur.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










