Shqipëria
Protestë masive në Tiranë kundër projekteve në Zvërnec
Në Tiranë është mbajtur një protestë masive kundër ndërtimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit. Qytetarë dhe aktivistë mjedisorë u nisën nga sheshi “Skënderbej” dhe marshuan drejt institucioneve shtetërore.
Fillimisht, protestuesit u ndalën para Ministrisë së Brendshme, ku shprehën pakënaqësinë e tyre duke e rrethuar simbolikisht objektin me tel me gjemba. Kjo erdhi pas një incidenti të fundit në Zvërnec, ku një protestues u përfshi në një përplasje me roje të një kompanie private sigurie dhe më pas u arrestua.
Më pas, turma vazhdoi marshimin drejt Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kreut të qeverisë. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin”.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, duke folur nga Berati, mbrojti politikat e qeverisë për mjedisin, duke theksuar se janë zgjeruar ndjeshëm zonat e mbrojtura në vend, përfshirë edhe Parkun Kombëtar të Vjosës.
Ai kritikoi ashpër protestuesit, duke i cilësuar si të ndikuar nga dezinformimi dhe keqkuptimi i situatës. Rama gjithashtu deklaroi se Zvërneci vazhdon të mbetet zonë e mbrojtur dhe se akuzat për shkatërrim të natyrës nuk qëndrojnë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale Pas javësh me vapë rekord, meteorologët paralajmërojnë net më të freskëta që do të sjellin lehtësim... -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër












